Dedikim për shokun e humbur nga tërmeti në Turqi, arbitri solidarizohet me sulmuesin e Ajax

Dedikim për shokun e humbur nga tërmeti në Turqi, arbitri solidarizohet me sulmuesin e Ajax

15:34, 20/02/2023

Sulmuesi i Ajaxit, Muhammed Kudus, pas realizimit në sfidën përballë Spartës së Rotterdamit, i dedikoi golin Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmetin me pasoja shkatërrimtare në Turqi dhe Siri.

22-vjeçari pas shënimit të golit, zbuloi një mesazh nën fanellën e tij, “prehu në paqe Atsu”.

Së bashku me Kudus u bashkuan edhe shokët e skuadrës, duke ngushëlluar 22-vjeçarin për ndarjen nga jetë të bashkatdhetarit të tij, të cilët kanë përfaqësuar Ganën së bashku, në arenën ndërkombëtare.

Përveç festimit, skenën e rrëmbeu edhe arbitri i ndeshjes Pon Van Boekel, i cili vendosi të mos ndëshkonte me kartën të verdhë Kudus pas heqjes së fanellës.

Sipas rregullores zyrtare, lojtari duhet të ndëshkohet automatikisht me kartonë të verdhë pas heqjes së fanellës, megjithatë arbitri vendosi të mos ta ndëshkojë duke shfaqur vlera të larta njerëzore.

Vetë Kudus pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për mediat, tregoi respekt për vendimin e arbitrit.

“Ne kemi rregulla në futboll, por kjo është përtej futbollit. Kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Arbitri më tha që nuk lejohet heqja e fanellës, por ai e kupton se kjo situatë është më e madhe se futbolli. Një respekt të madh nga unë për arbitrin”.

Christian Atsu ka qenë pjesë e Newcaste, Chelsea dhe Everton në Premier League.

Përpara ndarjes nga jeta Atsu ishte pjesë e Hatayspor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco