Interi zgjedh kapitenin e sezonit të ardhshëm

Interi zgjedh kapitenin e sezonit të ardhshëm

14:19, 20/02/2023

Këtë sezon shiriti i kapitenit tek Interi ka “shëtitur” në shpatullën e Milan Skriniar, Samir Handanovic, por edhe Lautaro Martinez.

Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm shiriti i kapitenit do të qëndrojë vetëm me Lautaro Martinez, pasi është ai i përzgjedhuri i shoqërisë zikaltër, por edhe tifozerisë.

Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer aktualisht teksa shënon çdo 109 minuta, ndërsa vetëm në vitin 2023 ia ka dalë ta gjejë rrugën e rrjetës në tetë raste.

Kështu, klubi kërkon t’i japë më tepër besim, por mbi të gjitha ta blindojë sa i takon merkatos duke njohur interesin e madh që vjen për argjentinasin nga klubet më elitare të Europës.

Kontrata e 25-vjeçarit me Interin përfundon në vitin 2026 teksa prej verës së vitit 2018, Lautaro është pjesë e Interit duke u shndërruar në një idhull për tifozerinë e “San Siro”-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco