Barazimi i katërt radhazi pa gola, Schalke 'fik' edhe Unionin

Barazimi i katërt radhazi pa gola, Schalke 'fik' edhe Unionin

17:59, 19/02/2023

 

Union Berlin nuk ia del të përfitojë nga humbja e Bayern Munchen. Skuadra kryeqytetase kishte një shans të artë për t’u ngjitur e vetëm në krye të Bundesligës, por nuk fitoi dot ndaj Schalke 04.

Dueli i luajtur në Berlin, përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja ishte tepër e luftuar, por munguan rastet e pastra për gol. Schalke u rreshtua mirë në mbrojtje dhe regjistroi barazimin e katërt radhazi pa gola.

Pikë e rëndësishme për objektivin mbijetesë për “Blutë Mbretërorë”. Ndërkohë, Union Berlin i dha fund ecurisë pozitive prej pesë fitoresh radhazi.

Gjithsesi, skuadra e Urs Fischer, ndan vendin e parë në kampionat bashkë me Bayernin, me nga 43 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco