Immobile dërgon Lazion në zonën Champions, Empolit i ikën fitorja nga duart

Immobile dërgon Lazion në zonën Champions, Empolit i ikën fitorja nga duart

17:05, 19/02/2023

Përfundojnë dy takimet e Serie A për orën 15:00. Lazio arrin të mposhtë lehtësisht Salernitanën me shifrat 2-0. Ndërsa Fiorentina-Empoli u ndalën në barazim me rezultatin 1-1. 

Pjesa e parë e Salernitana-Lazio nisi e qetë fillimisht nga të dyja kampet, të cilat studiuan strategjitë e njëra-tjetrës. Rast të rrezikshëm prodhoi Lazio pranë përfundimit të pjesës së parë me Pedron, por goditja e tij u ndal nga portieri Sepe. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Ndërsa pjesa e dytë ka firmën e Lazios. Ishte bomberi Ciro Immobile që prishi ekuilibrat e takimit me një gol mjaft të bukur. Pas vetëm pak minutash, italiani shënoi golin që vulosi këtë takim me anë të një penalltie të akorduar në favor të kryeqytetasve.

Skuadra e Sarrit kishte mundësinë të dërgonte shifrat në 3-0, por Luis Alberto gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në zonën Champions momentalisht me një pikë më shumë se Roma e cila ka një ndeshje për të luajtur. Salernitana mbetet në vendin e 16-të të Serie A me katër pikë larg zonës së ftohtë.

Ndeshja tjetër Fiorentina-Empoli u mbyll në barazim me shifrat 1-1. Golat në këtë takim u shënuan nga Cambiaghi në pjesën e parë dhe Cabral në pjesën e dytë. Vendasit arritën të barazonin shifrat me Barak në pjesën e parë, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Gjithashtu dhe Empoli arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës, por arbitri kryesor anuloi sërish golin. Pranë përfundimit të takimit, Fiorentina më në fund arriti të shënojë me Cabral. Empoli gjendet në vendin e 12-të të Serie A, ndërsa Fiorentina në vendin e 14-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco