FOTO/ U grumbullua për herë të parë nga trajneri Gasperini, njihuni me talentin shqiptar që luan për Atalantën

FOTO/ U grumbullua për herë të parë nga trajneri Gasperini, njihuni me talentin shqiptar që luan për Atalantën

15:48, 19/02/2023

Atalanta i befasoi të gjithë, teksa u mund nga Lecce me rezultatin 2-1 në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 23-të.

Në fushë për Atalantën, ishte edhe mbrojtësi kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili luajti për 90-të minuta në këtë humbje befasuese.

Mirëpo, Gjimshiti nuk ishte shqiptari i vetëm i thirrur nga trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini për këtë sfidë.

Për herë të parë, Gasperini grumbulloi edhe mesfushorin me tipare sulmuese, Endri Muhameti, i cili në për fat të keq, në aspektin personal, nuk u aktivizua ditën e sotme.

Image

Po kush është Endri Muhameti?

I lindur në vitin 2004, Muhameti luan tashmë për primaverat e Atalantës. I aktivizuar si mesfushor sulmues, këtë vit ai është zhvendosur në një pozicion më të tërhequr në mesfushë. Ai ka një vizion të shkëlqyer loje dhe një goditje të mirë nga jashtë, si dhe një fizik të fortë. I ardhur te Atalanta kur ishte vetëm 8 vjeç, Muhameti ka qenë gjithmonë një nga më të mirët e vitit të tij, duke u thirrur shpesh në kombëtare (në fillim të Italisë, deri në U16, pastaj shqiptare nga U19 deri tek U21 aktual). Këtë sezon ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist në 20 paraqitje të përgjithshme në kampionatin Primavera 1.

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco