Jashtë planeve të klubit të Torinos pas përplasjes me trajnerin Juric, Etrit Berisha në 'radarët' e Galatasaray-t

Jashtë planeve të klubit të Torinos pas përplasjes me trajnerin Juric, Etrit Berisha në 'radarët' e Galatasaray-t

22:33, 08/02/2023

Lënia jashtë planeve të klubit të Torinos ndoshta mund të kthehet në favorin e Etrit Berishës. Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, duket se është kthyer në objektivin e merkatos së gjigandëve të futbollit turk, Galatasaray.

Edhe pse portieri ka bërë shumë mirë sa herë ka veshur fanellën e Torinos, në këtë edicion ai është lënë në stol me klubin që është përqendruar te portieri Milinkovic-Savic. Ditët e fundit është raportuar edhe për një përplasje të Berishës me trajnerin Juric dhe kjo duket se shtyu drejt lënies jashtë të tij në ndeshjet e fundit, duke mos e grumbulluar as në panknë.

Image

Sipas DAZN, nga kjo situatë duket se po përpiqet të përfitojë Galatasaray, i cili është në kërkim të një portieri cilësor. Këto burime sqarojnë se klubi turk është gati ë transferojë gardianin shqiptar para mbylljes së merkatos së dimrit, raporton "Panorama Sport".

Një ndihmë atyre po ua jep edhe FIFA, e cila duke parë situatën e krijuar nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi Turqinë, raportohet se ka vendosur të shtyjë me 10 ditë mbylljen e merkatos në këtë vend. Kështu, palët do të kenë kohën e mjaftueshme të negociojnë për të transferuar Beirshën në Stamboll, ku do të luajë përkrah emrave si Ikardi, Mertens, Rashica apo edhe Zaniolo i cili iu bashkua së fundmi kësaj skuadre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco