Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Zaniolo përshëndetet me Romën, talenti italian kujton trofeun e fituar në Tiranë

Zaniolo përshëndetet me Romën, talenti italian kujton trofeun e fituar në Tiranë

22:16, 08/02/2023

Nicolo Zaniolo është zyrtarisht lojtar i Galatasaray-t. I konsideruar si talenti i futbollistit italian, Zaniolo është larguar përgjithmonë nga Roma për t’iu bashkuar klubit të njohur turk.

Së fundmi, 23 vjeçari ka bërë një postim në instagram, ku ka dashur të përshëndesë dhe falënderojë Romën: “Erdha tek ju që më pritët si të isha në shtëpi. Më ndihmuat të rritesha, më dhatë një shans që u përpoqa ta kapja me gjithë zemër. Gjithmonë duke nderuar historinë qe përfaqëson, duke luftuar për ngjyrat, duke djersitur për fanellën sa here e kam veshur.

Image

Ky rrugëtim është i përbërë nga emocione unike qe do t'i ruaj përgjithmonë, si ai 25 maji i vitit te kaluar (Fitimi i Ligës së Konferencës), ai gol, ajo kupë.. .. Shumë e shumë janë thënë, por tani që kemi ardhur në përshëndetje dua t'ju them diçka... Ishte një nder. Përjetësisht Mirënjohës", u shpreh Zaniolo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco