'Poker' madrilen, Reali kalon në finalen e Kupës së Botës për Klube

'Poker' madrilen, Reali kalon në finalen e Kupës së Botës për Klube

22:05, 08/02/2023

Me një fitore rutinë ndaj egjiptianëve të Al-Ahly me rezultat 4-1, lojtarët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Pasi Al Hilal Saudit befasoi Flamengon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, ndeshja e dytë nuk solli surpriza pasi Reali justifikoi rolin e favoritit ndaj skuadrës më të fortë në Afrikë.

Reali dominoi pjesën e parë, por kaloi në epërsi vetëm në fund. Ishte minuta e 42-të kur Vinicius Junior mposhti me një goditje të bukur portierin kundërshtar.

Image

Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë dhe Klubit Mbretëror iu deshën vetëm disa sekonda lojë në pjesën e dytë për golin e dytë. Shënues ishte Fede Valverde.

Në minutën e 65-të u akordua një penallti për egjiptianët dhe Ali Maaloul u tregua e saktë nga 11 metrat.

Image

Në fund i dha edhe një penallti Realit. Në minutën e 87-të përgjegjësinë e mori Luka Modric, por Mohamed El Shenawy e priti goditjen e mesfushorit kroat.

Kështu kishin mbetur edhe pak minuta për një sensacion të mundshëm, por Reali nuk e lejoi këtë dhe u kualifikua në finalen e Kampionatit Botëror për Klube.

Image

Reali shënoi dy gola të tjerë në  minutat shtesë dhe kështu mbushi rrjetën e rivalit dhe golashënues ishin Rodrygo dhe Sergio Arribas.

Finalja është caktuar të shtunën kur Real Madrid dhe sauditët e Al Hilal do të luajnë për titullin e kampionit të botës për klube.

Rezultati dhe golashënuesit:

Al Ahly - Real Madrid 1:4 (Maaloul 65' / Vinicius 42', Valverde 46', Rodrygo 90+2', Arribas 90+8')

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco