Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Lajm tragjik nga Vjena, vritet në mes të rrugës ish-lojtari i kombëtares austriake

Lajm tragjik nga Vjena, vritet në mes të rrugës ish-lojtari i kombëtares austriake

20:04, 08/02/2023

Ish-lojtari i kombëtares austriake Volkan Kahraman është vrarë të mërkurën në mes të rrugës në Vjenë pas një debati me një burrë, i cili në fund ka kryer vetëvrasje, njoftojnë mediat austriake.

Sipas gazetës Kronenzeitung, ish-futbollisti ka pasur një debat të ashpër me një burrë tjetër në një kafene, i cili kur ka dalë në rrugë ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar në kokë.

Ish-mesfushori, i cili konsiderohej si shpresa e madhe e futbollit austriak në fund të viteve 1990, e filloi karrierën e tij profesionale në moshën 17-vjeçare te Feyenoord.

 

Duke qenë se nuk u adaptua në klubin holandez, në vitin 1998 kaloi te Excelsior Rotterdam, po në ligën e parë, ku luajti për tre sezone.

Pas dy sezoneve të suksesshme me Pasching, në Bundesligën austriake, Kahraman u ftua në kombëtaren austriake, me të cilën luajti tre ndeshje në vitin 2002.

I lindur në Vjenë në një familje emigrantësh turq, futbollisti doli në pension në vitin 2010 pasi luajti për disa vite në klubet e ulëta austriake.

Në vitin 2017, Kahraman kandidoi për Partinë Popullore Austriake ÖVP në zgjedhjet parlamentare, megjithëse nuk u zgjodh deputet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco