Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

‘Jam shumë tifoz me Napolin dhe urrej Juventusin’, fjalët e prokurorit që hetoi bardhezinjtë bëjnë bujë në Itali

‘Jam shumë tifoz me Napolin dhe urrej Juventusin’, fjalët e prokurorit që hetoi bardhezinjtë bëjnë bujë në Itali

19:28, 08/02/2023

Tifozët e Juventusit janë në revoltë. Jo ndaj klubit për telashin në të cilin është futur dhe as ndaj skuadrës që nuk po siguron rezultate.

Por ndaj prokurorit Ciro Santorello, pasi është zbuluar një deklaratë e tij në video teksa flet kundër bardhezinjve.

Nuk do të kishte asgjë për t’u çuditur po të mos bëhej fjalë për një prej hetuesve të çështjes “Prisma”, nga dolën përgjimet që sollën penalizimin e skuadrës së Allegrit.

Janë fraza të thëna në vitin 2019, por gjithsesi bëjnë bujë, pasi bëhet fjalë për një zyrtar shtetëror me një hetim ku objektivi është pikërisht skuadra e urryer për të.

“Unë e pranoj, ndjek dhe jam shumë tifoz me Napolin dhe urrej Juventusin. Si prokuror jam antijuventin, kundër hajdutëve të fushës”, theksoi ai në fjalët që i drejtoheshin bashkëbiseduesit.

Sipas agjencisë ANSA, këto fraza janë thënë teksa ai po shpjegonte pse kishte arkivuar një çështje kundër drejtuesve të Juventusit për parregullsi në bilancet financiare të tyre në vitit 2015-2016.

Në një video tjetër dëgjohet që bashkëbiseduesi i thotë “qëndrojmë larg faktit që ju jeni një prokuror dhe unë jam avokat, ti bën tifo për Napolin dhe unë për Interin”, Dhe Santorello komenton përsëri me “në rregull, mjafton që jo Juventusin”.

Protesta e tifozëve pasi janë publikuar videot, ka bërë që të reagojë edhe Ministri për Sportin, Andrea Abodi, me një status në Twitter.

“Kam parë, dëgjuar e sinjalizuar, në respekt të roleve, për verifikimet dhe vlerësimet e rastit. Për momentin mendoj se është më korrekte të ndalem me kaq”, shkruante ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco