Ka në pronësi PSG-në, Emiri i Katarit interesohet për Manchester United

Ka në pronësi PSG-në, Emiri i Katarit interesohet për Manchester United

19:06, 08/02/2023

Manchester City, klubi në pronësi të Mansur bin Zayd Al Nahyan, rrezikon sanksione të rënda sepse ka shkelur parametrat e fair play financiar.

Por, kjo nuk e pengon kushëririn e 45-vjeçarit nga Arabia Saudite, sheikun Tamim bin Hamad al-Thani që të synojë të bëhet pronar i klubit tjetër të Mançesterit.

Sipas “The Guaridan”, emiri i Katarit ka shfaqur interesin e tij për të blerë klubin tek familja Glazer, ndonëse nuk duket i gatshëm që të paguajë 6 miliardë stërlina që pretendohen nga pronarët aktualë të United.

Për më tepër, Hamad al-Thani ka në pronësi edhe Paris Saint-Germain, të cilin e bleu në vitin 2011 përmes kompanisë Qatar Sports Investment. Rregullat aktuale nuk i lejojnë klubet me të njëjtin pronar të ndeshen në të njëjtin kompeticion europian, për këtë arsye është gati një kërkesë për Ceferin, që të kërkohet ndryshimi i këtij rregulli dhe më pas emiri të formalizojë ofertën për klubin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco