Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Ndihem si në shtëpi', Skuka rrëfen emocionet e kthimit te Metz: Asnjë dyshim që ngjitemi, tani do përballem me Levan

'Ndihem si në shtëpi', Skuka rrëfen emocionet e kthimit te Metz: Asnjë dyshim që ngjitemi, tani do përballem me Levan

17:56, 08/02/2023

Xhuliano Skuka ka folur si lojtar i Metz it për faqen zyrtare të klubit francez, ku ka treguar edhe më shumë rreth skuadrës së re, të shkuarës së tij dhe prapaskenave në lidhje me transferimin te Metzi për shifrën rekord të 1,4 milionë eurove.

Ish-bomberi i Partizanit zbulon se përveç Veronës dhe Metzit, edhe Bordoja ishte në gjurmët e 24-vjeçarit.

Përse zgjodhët Metzin?
Ndihem si në shtëpi, kam jetuar këtu, kjo është arsyeja për të cilën kam ardhur, kisha oferta edhe nga ekipe të tjera. Por unë thashë që do të shkoj përsëri në shtëpinë time.

Keni deklaruar se kishit ëndërr të luanit me Metz…
Është e vërtetë ajo që kam thënë në konferencë se kam menduar gjithmonë kur isha i vogël që të luaja për Kombëtaren dhe Metzin. Kështu është.

Sa kujtoni nga Metz në periudhën kur ishit këtu?
Nuk më kujtohen shumë gjëra nga kjo skuadër atëherë, por Embakoto më pëlqente shumë.

Image

E dini që ka qenë idhull këtu? Mendoni të bëheni si ai?
Shpresoj të jetë kështu.

Si ndodhi që u larguat nga këtu drejt Shqipërisë?
Ishte një periudhë që nuk po ia dilja dot në futboll. Në fakt u nisa me pushime në SHBA. Isha me pushime atje dhe takova një person, i cili kishte një ekip në kategori të dytë në Shqipëri. Më tha pse nuk e provon. Atëherë u nisa ta provoja dhe thashë se nëse nuk më ecën, do të kthehem përsëri. Por gjërat ecën, unë nisa të shënoja, të dashuroja më shumë futbollin. Atje ishin tifozët, gjithçka, ishte ambienti i duhur për mua .

Pastaj ndodhi kjo rritje e menjëhershme dhe debutimi në Kombëtare…
Është një ëndërr për të gjithë të luajnë në ekipin kombëtar dhe për mua ishte gjithashtu.

Mes dy ëndrrave të fëmijërisë që realizuat, veshja e cilës fanellë ju emocionon më shumë?
Shiko, janë pak a shumë e njëjta gjë, janë të kuqe të dyja (qesh).

Por kishit edhe oferta të tjera…
Kur menaxheri më tha të kërkon Metzi, Bordo dhe Verona, i thashë menjëherë Metzi. E dija thellë brenda meje se një ditë do të vija këtu, nuk e di pse. Kam punuar shumë që të vinte ky rast.

Image

Cila është merita e këtij shpërthimi?
Është vetëm puna. Punë çdo ditë. Dhe të kesh besim te vetja.

Çfarë lloj lojtari jeni, na prezanto pak veten..
Jam lojtar që dua hapësirën, jam i shpejtë.

Por e kemi parë që jeni edhe spektakolar, keni shënuar një gol të tillë me roveshatë me skuadrën e mëparshme…
Ishte i dyti në fakt, pasi kam shënuar një të tillë edhe kur isha i vogël këtu në akademi.

A i gjuani penalltitë dhe goditjet e dënimit?
Gjuaj vetëm penalltitë, mund të gjuaj edhe goditjet e dënimit, por në Shqipëri nuk isha unë që i gjuaja. Ndaj vetëm penalltitë, kaq.

E dini që jeni shqiptari i dytë te Metz, pas Balliut?
Kam parë që ka luajtur Balliu, por nuk kam folur me të, nuk e njoh personalisht. Gjithsesi, e kam parë që ka luajtur këtu.

Keni njohje tani këtu, pas kthimit?
Po, kam jetuar këtu, por tani kam vetëm 3-4 miq, kaq.

A e keni ndjekur Metzin në këto vite?
Të them të drejtën e kam ndjekur kur kanë qenë në Ligën 1, kam parë rezultatet.

A kishte një moment hezitimi për të ardhur në një klub në Ligën 2?
Jo, asnjëherë, sepse kisha besim se do të ngjitemi.

Si ndodhi transferimi? Folët me drejtuesit, me trajnerin Boloni?
Jo, nuk kam folur me askënd, ka qenë menaxheri. Ai më ka dërguar mesazhin dhe pranova.

A jeni ambientuar këtu?
Të them të drejtën e kam ndierë veten njëlloj si në Shqipëri. Tregohen të gjithë xhentilë, të gjithë shumë mikpritës.

A keni një lojtar që është idhulli apo shembulli juaj?
Nuk kam idhuj të vërtetë, por tani mendoj për emra si Benzema dhe Levandovski, të cilët janë “vrasës” në zonë. Dhe nëse më ecën mirë dhe më ftojnë në Kombëtare, nëse nuk dëmtohem këtu, ndeshja e parë në Kombëtare është pikërisht ndaj Levandovskit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco