Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ishte në terapi intensive, trajneri i klubit turk ndërron jetë në spital

Ishte në terapi intensive, trajneri i klubit turk ndërron jetë në spital

17:07, 08/02/2023

Ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës së ulët turke Iskenderunspor, Ibrahim Halil Olmez, i cili ishte nën rrënoja dhe u transferua në reanimacion pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaras dhe u ndje në shumë qytete.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale të klubit, lajmin e hidhur e ka konfirmuar klubi turk.

 

 

"Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e trajnerit tonë Ibrahim Halil Olmez, i cili u nxor nga rrënojat pas tërmetit dhe u transferua në reanimacion. Zoti e mëshiroftë të ndjerin. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e tij dhe komunitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Iskenderunspor, Hakan Bolat njoftoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se u lënduan edhe trajneri i portierëve Ugur Kurt dhe lojtari i ri Burak Duralti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco