Edinson Cavani drejt Brazilit, merr ofertë nga ekipi legjendar

Edinson Cavani drejt Brazilit, merr ofertë nga ekipi legjendar

15:37, 08/02/2023

Skuadra braziliane e Santos kërkon të sjellë në radhët e saj sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, që aktualisht luan me ekipin spanjoll të Valencia.

Sulmuesi 35-vjeçar ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2024, por palët mund të arrijnë një marrëveshje për një zgjidhje konsensuale të saj.

Ai që konfirmoi bisedimet është zv.presidenti i Santos, Jose Carlos de Oliveira, që për mediat tha: “Ne po përpiqemi që ta mbyllim këtë marrëveshje, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Ajo që kemi bërë është të kontaktojmë me Cavani dhe i kemi kërkuar të vijë të luajë për ne”.

“I kërkuam nëse ekziston mundësia që të luajë me ne. I kemi bërë një propozim të mirë, por për momentin nuk ka pranuar. Gjithsesi, ai nuk na dha një përgjigje përfundimtare”, tha zv.presidenti i Santos për “Globo Esporte”.

Pak kohë më parë, në radhët e Santos erdhi edhe sulmuesi Suarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco