Po tentonte t’ju fshihej kamerave, e dashura e Pique-s përplaset me shtyllën

Po tentonte t’ju fshihej kamerave, e dashura e Pique-s përplaset me shtyllën

21:51, 07/02/2023

Ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique dhe partnerja e tij e re Clara Chia padyshim janë një ndër çiftet më të urryera të të gjitha kohërave. Kjo për arsyen se ai tradhëtoi nënën e dy fëmijëve të tij, këngëtaren Shakira me një vajzë shumë më të re. 

Prej kohësh ata janë në syrin e publikut, dhe sot janë bërë sërish protagonistë. Teksa të dy kanë qenë duke ecur në një rrugë në Barcelonë, iu është afruar një gazetar teksa i ka pyetur për marrëdhënien e tyre dhe për Shakirën.

Për tju shmangur kamerës që po e filmonte, ajo po përpiqej të fshihej pas Pique, por situata i doli nga duart dhe u përplas me një shtyllë. Si pasojë spanjolli filloi të bënte shaka dhe të qeshte me veprimin.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale ta sulmojnë sërish ish-mbrojtësin për mënyrën se si e trajton të dashurën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco