Manchester City punëson avokatin e Boris Johnson, do ta paguajnë njësoj si De Bruyne

Manchester City punëson avokatin e Boris Johnson, do ta paguajnë njësoj si De Bruyne

21:20, 07/02/2023

Kampioni aktual i Anglisë do të punësojë ekipin më të fortë të avokatëve të drejtuar nga njeriu që mbron ish-kryeministrin Boris Johnson.

Skandali rreth Manchester Cityt po bëhet gjithnjë e më i rëndë dhe Premier League ka akuzuar kampionët aktualë për shkelje të rregullave financiare gjatë disa viteve.

City kërcënohet me dënime të ashpra, nga heqja e titujve dhe pikëve e deri te përjashtimi nga Premier League. Dhe që kjo të mos ndodhë, klubi nga Etihad do të punësojë, siç raporton Sun, një ushtri avokatësh që do të mbrojnë klubin në gjykatë.

Avokatët do të drejtohen nga njeriu që mbrojti Boris Johnson gjatë “skandalit Partigate”, David Philip Pannick KC, gjithçka me qëllim që City të “pastroj” emrin.

 

Lord Pannick konsiderohet si një nga avokatët më të fortë të brezit të tij dhe do të përfshihet në betejën e ardhshme ligjore. Do t'i kushtojë shtrenjtë Cityt, por mund t'i "pastrojë" qytetarët përgjithmonë.

Mediat angleze raportojnë se Pannick KC do t'i kushtojë Manchester Cityt njësoj si lojtari më i mirë i skuadrës Kevin de Bruyne. Është një pagë 460 mijë euro në javë. Kjo është paga që do të marrë avokati nëse çështja shkon në gjyq dhe punon me kohë të plotë.

 

Kujtojm՞, City është nën hetim për periudhën nga 2009 deri në 2018. Premier League ka akuzuar Cityn në më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare. Hetimi zgjati katër vjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco