Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

18:55, 07/02/2023

Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kanë mbetur në garë Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.

Kështu çifti Juventus-Inter do të luajnë aktin e parë gjysmë-final më 4 prill në orën 21:00 në “Allianz Stadium”, ndërsa Fiorentina dhe Cremonese do të zbresin në fushë 24 orë më vonë.

 

Nuk janë zyrtarizuar ende datat për ndeshjet e kthimit, megjithatë paraprakisht janë planifikuar për më 25 dhe 26 prill, në Milano dhe Kremona. Kujtojmë që ndeshjet gjysmë-finale të Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-kthim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco