Superiore/ Vllaznia mund Kukësin dhe hyn në garë për titullin kampion, Goxha nderon Teutën në duelin e mbijetesës

Superiore/ Vllaznia mund Kukësin dhe hyn në garë për titullin kampion, Goxha nderon Teutën në duelin e mbijetesës

18:00, 07/02/2023

Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Loro Boriçi ndaj Kukësit. Kuqeblutë mposhtën verilindorët me rezultatin e pastër 2-0 duke mos i vendosur tre pikët në diskutim, teksa autorët e golave ishin Herald Marku dhe Fjoart Jonuzin. Goli i parë i shënuar nga mesfushori erdhi në minutën e 20-të teksa Marku lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe nga një kënd i vështirë mposhti portierin Halimi. Ky i fundit u bë protagonist edhe në rastin e golit të dytë, teksa në minutën e 45-të gaboi tërësisht në goditjen e Jonuzit nga distanca.

Në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët menaxhuan avantazhin dhe në fund morën tre pikë tejet të rëndësishme pasi tashmë ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se Tirana kryesuese ndërkohë që në javën e ardhshme përplasen pikërisht me bardheblutë në Loro Boriçi. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në një situatë kritike reksa renditet në vendin e nëntë me 22 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ia doli në shtëpi përballë Bylisit. Në stadiumin Niko Dovana, Djemve të Detit iu mjaftoi një gol i Jurgen Goxhës në pjesën e dytë të lojës. Mbrojtësi që u afrua në merkaton e janarit te Teuta u shfaq vendimtar në minutën e 78-të teksa devijoi saktë me kokë në portën e mbrojtur nga ana e Teqjas. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Teuta shkon në kuptën e 24 pikëve në vend të shtatë, ndërsa Bylis është i teti me 23 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco