Blerja më e shtrenjte në Premier League, United ofron 100 milionë euro për yllin e Napolit

Blerja më e shtrenjte në Premier League, United ofron 100 milionë euro për yllin e Napolit

15:10, 07/02/2023

Napoli po i falet javë pas jave aftësive të Victor Osimhen, teksa e sheh veten në vendin e parë të klasifikimit në Serie A dhe shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. Por njëkohësisht tundimi është shumë i madh për ta shitur në merkaton e kësaj vere kur në postën e napolitanëve kanë mbërritur oferta mbi 100 milionë euro.

Për rastin në fjalë është Manchester United që ofrohet. Anglezët e shohin nigerianin autorin e 17 golave dhe 4 asisteve këtë sezon si personin e duhur për të udhëhequr sulmin e United.

Nga Premier League, vetëm “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interes konkret dhe trajneri Ten Hag prej kohësh po ëndërron për një bomber, atë që nuk mundi dot të bënte Cristiano Ronaldo në “Old Trafford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco