Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Kupa e botës për klube, Real Madrid pa tre titullarë të rëndësishëm

Kupa e botës për klube, Real Madrid pa tre titullarë të rëndësishëm

14:17, 07/02/2023

Real Madridi është nisur për në Marok, ku do të luajë Kupën e Botës për Klube, por skuadra madrilene duhet të bëjë llogaritë pa tre titullarë të rëndësishëm si Courtois, Benzema dhe Militao.

Të tre futbollistët kanë shfaqur probleme fizike dhe tekniku Ancelotti nuk ka dashur t’i rrezikojë.

Sulmuesi francez dhe mbrojtësi brazilian u larguan nga fusha me dhimbje në fitoren ndaj Valencias, ndërsa gardiani Courtois u dëmtua gjatë seancës së fundit stërvitore. Për këtë arsye, stafi mjekësor ka preferuar pushim për 3 lojtarët dhe i vetmi që mund të luajë në rast të një kualifikimi të mundshëm në finale është gardiani i portës.

Ndërkohë një mungesë tjetër e rëndësishëm është dhe ajo e mbrojtësit Mendy, që pritet të qëndrojë larg fushës së blertë për më shumë se dy muaj.

Sipas kalendarit, ndeshjet për Real Madrid fillojnë që këtë të mërkurë, ku Los Blankos përballen me Al Ahly, në gjysmëfinale ndërkohë në ndeshjen tjetër skuadra braziliane e Flamengos luan për një biletë në finale kundër skuadrës së Al Hilal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco