Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

13:41, 06/02/2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një letër solidariteti Presidentit të Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Büyükekşi, pas tërmetit shkatërrimtar që preku këtë të hënë Turqinë jugore.

Presidenti Duka shprehet i prekur nga ky tërmet dhe shpreson në një rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet.

Më poshtë letra e presidentit Duka:

I dashur President,

I dashur Mehmet,

Mësova me dhimbje të madhe mbi tërmetin tronditës në Turqinë e Jugut mëngjesin e sotëm.

Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë familjes së madhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera e më të sinqerta në këtë moment të dhimbshëm për njerëzit dhe vendin tuaj.

Për fatin tonë të keq, të gjithë ne jetojmë në një zonë shumë të rrezikuar nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe ndajmë me ju të njëjtën dhimbje e pikëllim për njerëzit që janë prekur nga kjo situatë tragjike.

Ne lutemi për ju dhe shpresojmë shumë për një rimëkëmbje të shpejtë e rikthim në normalitet.

Me keqardhjen tonë më të thellë,

Armand Duka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco