Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mesfushori e pranon: Është momenti më i vështirë që kur jam pjesë e Milanit

Mesfushori e pranon: Është momenti më i vështirë që kur jam pjesë e Milanit

11:53, 06/02/2023

Prezenca e nëntë sezonale në kampionat, por e shtata si titullar te Milani. Fakt që dëshmon se Pioli i beson. I aftë të mbulojë disa role, Rade Kruniç luajti dje në derbi.

Pas humbjes 1-0 me Interin, ai analizoi paraqitjen duke deklaruar se: “E nisëm keq dhe u përmirësuam në pjesën e dytë, por në pjesën e parë bëmë më pak se sa kishim planifikuar dhe përgatitur në stërvitje gjatë javës. Tani mendojmë për Torinon. Një rezultat pozitiv mund të ndryshojë gjithçka. Mezi presim të stërvitemi, të punojmë sa më shumë”.

Interi nuk ishte rivali më i lehtë në këtë moment krize dhe boshnjaku e pranon hapur.

Në deklaratën e tij ai shtoi: “Interi është një kundërshtari i fortë dhe e pamë në Superkupë. Ishim të vetëdijshëm se nuk do të ishte e lehtë. U munduam të ndryshonim diçka në pjesën e dytë dhe luajtëm mjaft mirë. Sigurisht duhej bërë më shumë, por mund të them se na mungoi edhe fati në këtë derbi.

E dimë se kemi probleme me rezultatet dhe lojën, por nuk kemi bërë kurrë pak në aspektin e përkushtimit. Është momenti më i vështirë që kur jam pjesë e Milanit. Jemi një grup dhe ekip i fortë, por momenti nuk është i lehtë mendërisht dhe nuk jemi gati t’i përballojmë këto ndeshje duke pasur parasysh rezultatet e mëparshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco