Interi dominon dhe fiton derbin e Milanos, thellohet kriza e kuqezinjve

Interi dominon dhe fiton derbin e Milanos, thellohet kriza e kuqezinjve

22:53, 05/02/2023

Interi ka fituar derbin ndaj Milanit, duke u kthyer në vendin e dytë në renditjen e Serisë A dhe duke zhytur edhe më shumë në krizë kuqezinjtë. 

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për skuadrën e Simone Inzaghit e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, në minutën e 34-të.

Zikaltërit kaluan në avantazh por nuk reshtën sulmet duke iu afruar disa herë edhe golit të dytë, teksa Milani nuk prodhoi thuajse asgjë në këtë ndeshje.

Kështu, Interi ngjitet në vendin e dytë dhe mban gjallë shpresat e pakta që ka për të marrë titullin kampion në ndjekje të Napolit. Kurse Milani gjen humbjen e tretë radhazi, në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, që e zbret në vendin e 6 dhe që tani i rrezikon Europën kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco