Kupa e Shqipërisë për vajza / Vllaznia dhe Apolonia një hap larg finales

Kupa e Shqipërisë për vajza / Vllaznia dhe Apolonia një hap larg finales

19:11, 05/02/2023

Kupa e Shqipërisë për vajza ka luajtur ditën e sotme dy ndeshjet gjysmëfinale të edicionit 202-2023. Apolonia-Tirana dhe Partizani-Vllaznia ishin çiftet që zbritën në fushën e lojës në ndeshjet e para të kësaj faze, me ndeshjet e kthimit që do të luhen një javë më pas.

Apolonia mundi pastër Tiranën, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në kampionat.

4-0 ishte rezultati final i 90-të minutëshit me vajzat fierake që zhbllokuan ndeshjen që në minutën e gjashtë me Aglia Iljadhin. Vendaset dyfishuan rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 40-të me Valentina Trokën, duke shkuar në pushim me avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e dytë foli gjithashtu për bardhejeshilet që shënuan dhe dy herë të tjera me Xhesika Ndojin në minutat 53 dhe 90-të. Me këtë fitore Apolonia ndodhet me një hap në finale edhe se javën e ardhshme do të luajë sfidën e kthimit.

Fitueset ne fuqi të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, arriti një fitore të thellë 7-0 ndaj Partizanit në kryeqytet. Vajzat kuqeblu shënuan tre gola në fraksionin e parë me Megi Doçin, Klaudia Borçin dhe Arbënita Currajn. Pjesa e dytë filloj menjëherë me gol, pasi në minutën e 48-të Luçie Gjini gjeti golin e katërt përpara se të vinin dhe tre golat e tjerë nga Megi Doçi në minutat 56, 65 dhe 81 duke fiksuar rezultatin final 7 me 0. Ndeshja e kthimit në “Reshit Rusi” duket një formalitet me Vllazninë që ka hedhur një hap drejt finales së madhe.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza
5 shkurt 2023

Partizani – Vllaznia 0-7
Apolonia – Tirana 4-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco