VIDEO/ Muriqi protagonist ndaj Real Madrid, Mallorca mposht madrilenët

VIDEO/ Muriqi protagonist ndaj Real Madrid, Mallorca mposht madrilenët

16:01, 05/02/2023

Mallorca e Vedat Muriqit fitoi në stadiumin “Visit Mallorca” ndaj favoritëve të Real Madrid me rezultatin 1-0, duke thelluar kështu krizën e klubit madrilen në kampionatin spanjoll (Java e 20-të).

Ndeshja nisi mirë për vendasit, pasi kaluan në avantazh në minutën e 13-të. Rodriguez depërtoi në krahun e majtë dhe dërgoi një kros të mprehtë. Muriqi dhe Fernandez më pas u gjendën në një duel dhe mbrojtësi i Realit e ktheu topin në rrjetën e tij në një trajektore të çuditshme.

Mallorca u kthye prapa në pjesën e parë pasi Reali mori iniciativën. Madrilenët kishin 70 përqind të posedimit të topit dhe tetë gjuajtje drejt portierit vendas, por rrjetat nuk u tundën më në pjesën e parë.

Reali tentoi dhe më fort në pjesën tjetër e dytë. Mallorca pothuajse nuk e preku topin, por mysafirët nga Madridi  nuk arritën të shënonin.

Më e afërta me të ishte gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes, kur iu dha një penallti. Mirëpo, Rajkovic e pritim goditjen e Asensios dhe, siç doli, i solli tri pikë skuadrës së tij.

Mallorca është në vendin e 10-të në La Liga, ndërsa Reali në vendin e dytë, pesë pikë prapa liderit Barcelona, ​​që ka një ndeshje më pak. Në turin e ardhshëm, Mallorca do të presë Sevillan, ndërsa Reali do të presë Elçen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco