Napoli marshon drejt titullit kampion të Italisë, demonstroi sërish forcën dhe fitoi bindshëm

Napoli marshon drejt titullit kampion të Italisë, demonstroi sërish forcën dhe fitoi bindshëm

15:19, 05/02/2023

Napoli vijoi rrugëtimin në Serinë A italiane dhe sot në ndeshjen e parë të së dielës, e vlefshme për javën e 21-të, mposhtën Spezian në transfertë me rezultat 3-0.

Pas 45 minutave të para nuk pati gola dhe nga të dyja palët pamë disa tentime të rrezikshme, të cilat në fund nuk rezultuan me ndryshim të rezultatit, kështu që gjithçka që vlen të përmendet ndodhi në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Në sekondën e 10-të të pjesës së dytë u akordua një penallti për napolitanët dhe Kvaratskhelia nuk zhgënjeu dhe e ktheu në gol.

Në minutën e 68-të, sulmuesi i madh Osimhen kapërceu si mbrojtjen ashtu edhe portierin e Spezias dhe shënoi për 2-0 dhe vetëm pesë minuta më pas, më saktë në minutën e 73-të, shënoi një tjetër gol dhe i dha fund kësaj ndeshje.

Pas fitores së sotme, Napoli mbeti bindshëm i pari në tabelë me 56 pikë të fituara, madje 16 më shumë se Interi dhe Roma dhe në takimin e radhës do të kenë një detyrë “të lehtë”, më saktë një duel ndaj Cremonese të vendit të fundit, me të cilët në Kupën e Italisë ka një kujtim të hidhur, pasi u mundën 3-2.

Nga ana tjetër, Spezia është në vendin e 17-të në tabelë me 18 pikë, pesë më shumë se Verona, e cila ndodhet në zonën e rënies.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco