Goditje e rëndë për Interin, sulmuesi argjentinas humb derbin me Milanin

Goditje e rëndë për Interin, sulmuesi argjentinas humb derbin me Milanin

21:38, 04/02/2023

Simone Inzagi ka marrë një lajm të keq vetëm një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme të Interit, derbit të Milanos.

Trajneri do të ketë një alternativë më pak në dispozicion në repartin e avancuar pasi zikaltrit nuk do të kenë shërbimet e Joaquin Correa për këtë duel.

Futbollisti raportohet se ka një shqetësim muskulor që nuk e ka lejuar të stërvitet dhe si rrjedhojë, llogaritet jashtë për duelin e nesërm në “San Siro”.

Një problem më vete për Inzagin, po të merret parasysh edhe forma jo e mirë e Lukakut deri tani.

Korrea nuk llogaritej si titullar për duelin e nesërm, por ishte një alternativë për të freskuar sulmin gjatë sfidës.

Lautaro Martinez është titullar i paprekshëm, por tani mbetet të mësohet se cili mes Dxeko dhe Lukaku do të luajnë përkrah tij nga minuta e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco