Kupa e Italisë/ Juventus eliminon Lazion, e pret Interi në gjysmëfinale

Kupa e Italisë/ Juventus eliminon Lazion, e pret Interi në gjysmëfinale

22:57, 02/02/2023

Juventus kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me bardhezinjtë që mposhtën në shtëpi Lazion me rezultatin 1-0.

Golin vendimtar për torinezët e realizoi mbrojtësi Gleison Bremer në minutën e 44-të së pjesës së parë ndërsa të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri i pret tashmë në raundin pasardhës Interi.

Do të jenë dy ndeshje që do të përcaktojnë një prej skuadrave finaliste teksa pas triumfit ndaj Lazio, Juventus bën që të harrohet sadopak edhe disfata e fundit në kampionat ndaj Monzas.

Aty situata për Juventusin është tejet e rënduar kjo edhe për shkak të penalizimit me 15 pikë teksa objektivat e bardhezinjve kanë ndryshuar dhe tashmë Kupa e Italisë merr një rëndësi të veçantë për sezonin e Zonjës së Vjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco