Kaka këshillon Leaon: Të ikësh nga Milan nuk është ide e mirë!

Kaka këshillon Leaon: Të ikësh nga Milan nuk është ide e mirë!

21:58, 02/02/2023

Rafael Leao është në qendrën e merkaton së Milanit duke qenë se për sulmuesin anësor ka shumë klube të interesuara.

Portugezi vijon të mos e rinovojë kontratën me kuqezinjtë edhe pse drejtuesit e italianëve po bëjnë maksimumin për ta bindur të qëndrojë në “San Siro”.

Së fundmi, në lidhje me të ardhmen e Leaos foli edhe një legjendë e Milan si Ricardo Kaka.

Braziliani u shpreh se nëse Leao e mendon futbollin italian si një skenë thjesht kalimtare në karrierën e tij atëherë bën mirë të largohet sa më shpejt, ndërsa nga ana tjetër shtoi se ata që ikin nga Milan ndonjëherë nuk përjetojnë karrierën e ëndërruar.

“Leao është nga ata lojtarë që mund të ndryshojnë ndeshjen në çdo moment. Një lojtar fantastik që mua më pëlqen shumë, por nëse e sheh futbollin italian si një skenë kalimtare atëherë bën mirë të largohet sa më shpejt.

Mendoj se është në momentin më të mirë për të lëvizur. Por, unë e këshilloj të qëndrojë sepse nuk e shoh futbollin italian si të lënë pas dore dhe përveç kësaj, ndonjëherë të largohesh nga Milani thjesht nuk është zgjedhja e duhur”, u shpreh Kaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco