Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vritet gjatë luftimeve në Ukrainë, ish-kampioni i Evropës

Vritet gjatë luftimeve në Ukrainë, ish-kampioni i Evropës

20:20, 02/02/2023

Një numër i madh sportistësh nga Ukraina dhe Rusia dhanë jetën në konfliktin e armatosur të këtyre dy vendeve i cili vazhdon që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

I fundit ndër viktimat është Sergej Uvicki. Medalje argjendi në Kampionatin Evropian të Karatesë (2010) dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Kyokushin të Rusisë. Ai vdiq në një zonë lufte gjatë kryerjes së një misioni luftarak.

Sergej Uvicki u vra gjatë kryerjes së një misioni luftarak në Donbass. Ai ishte 41 vjeç, dhe ishte një atlet i nderuar i Rusisë. Ai shkoi në fushën e betejës si pjesëtar vullnetar “Soyuz” RSBI, i cili përbëhet nga sportistë të dikurshëm dhe aktualë. Në këtë skuadër ishin mbi 100 sportistë dhe instruktorë të njohur. Në dhjetor 2022, ata u trajnuan në Çeçeni, në qendrën Gudermes. Nga 5 janari, ai u dërgua në fushën e betejës në Donbas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco