Dhimbje koke për Piolin, lideri i mesfushës dëmtohet dhe humb derbin përballë Interit

Dhimbje koke për Piolin, lideri i mesfushës dëmtohet dhe humb derbin përballë Interit

20:10, 02/02/2023

Nuk kishte shumë dyshime, por tashmë është zyrtare. Ismael Bennacer nuk do të jetë i gatshëm në “Derby della Madonnina”, ku Milani i tij do të përballet me rivalët e qytetit, Interin.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Milani me anë të një postimi në faqen zyrtare ku njoftoi gjendjen e mesfushorit algjerian. Bennacer ka një tërheqje muskulare dhe nuk do të jetë i gatshëm për Stefano Piolin në një sfidë shumë vendimtare.

Për këtë arsye, tekniku i kuqezinjve po mendon për alternativat ku nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë edhe modul loje. Zëvendësuesit e Bennacer janë Pobega, Krunic dhe Vranckx, ndërsa moduli i ri me të cilin Pioli mund të përshtasë ekipin sipas mediave italiane është 4-3-2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco