Nga Spanja në Turqi, Januzaj habit me destinacionin e ri

Nga Spanja në Turqi, Januzaj habit me destinacionin e ri

19:51, 02/02/2023

Pas pesë vitesh në Spanjë ku është aktivizuar në radhët e Real Sociedad dhe Sevilla, Adnan Januzaj është shumë pranë transferimit në Turqi tek skuadra e Istanbul Basaksehir. Hapësirat e pakëta në skuadrën andaluziane detyrojnë futbollistin me origjinë shqiptare të largohet edhe pse ka një kontratë që e lidh me Sevillan deri në vitin 2026.

Megjithatë, fakti që është jashtë projektit teknik (125 minuta në të gjitha kompeticionet, asnjë ndeshje si titullar), bën që nëpërmjet formulës së huazimit, Januzaj të mendojë për një aventurë në Superligën turke.

Tratativa është në hapat e fundit të konkretizimit me turqit që kanë shprehur gatishmërinë edhe për të paguar të plotë pagën e 27-vjeçarit deri në fundin e sezonit aktual. Aktualisht, Basaksehir është në vendin e tretë të klasifikimit me 40 pikë dhe synon një vend në Kupat e Europës për edicionin e radhës, me Januzaj që shihet si një element i rëndësishëm për të arritur objektivin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco