'Shokohen' shikuesit nga TV, mbrojtësi i Barcelonës kthehet në 'fantazmë'

'Shokohen' shikuesit nga TV, mbrojtësi i Barcelonës kthehet në 'fantazmë'

17:03, 02/02/2023

Një moment qesharak por edhe i frikshëm për ata që nuk e kuptojnë teknologjinë brenda fushës së futbollit, ka ndodhur në ndeshjen e djeshme mes Real Betis dhe Barcelonës.

Mbrojtësi i Barcelonës, Araujo, është “zhdukur” pas përplasjes me sulmuesin e Betis, Willian Jose në minutën e 80-të. 23-vjeçari nga Urugai është rrëzuar para tabelës së reklamave që ndodhet pas portës dhe trupi i tij u bë i padukshëm, gjithmonë vetëm për shikuesit nga televizori, duke i lënë ata të shtangur.

 

 

Arsyetimi i kësaj ndodhie është për shkak të teknologjisë. Tabelat e reklamave janë me panel jeshil të cilat përdoren për të shfaqur reklama të ndryshme për shikuesit e TV në bazë të vendit ose rajonit.

Tifozët në stadium mund t’i shohin reklamat pa problem, por për ndjekësit nga ekrani, gjithçka është ndryshe, duke shkaktuar dhe iluzione si rasti i Araujos

Një skenë e ngjashme ka ndodhur së fundmi në barazimin mes PSG dhe Reims kur koka e Sergio Ramos u zhduk nga transmetimi televiziv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco