PSG konfirmon dëmtimin e Mbappe, mungon në sfidën e Championsit me Bayernin

PSG konfirmon dëmtimin e Mbappe, mungon në sfidën e Championsit me Bayernin

17:00, 02/02/2023

PSG ka marrë një goditje të rëndë sa i përket shanseve për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve, ku në fazën e parë me eliminim direkt, shorti e ka vënë përballë Bayern Munchen.

Francezët kanë humbur shërbimet e lojtarit më në formë, Kylian Mbappe, i cili është dëmtuar që në minutat e parë të sfidës së mbrëmshme ndaj Montpellier.

Lojtari bëri me shenjë se kishte probleme në kofshë dhe u zëvendësua që në minutën e 20-të të sfidës.

Por pakkush mendonte se ky dëmtim do ta bënte të humbte ndeshjen e parë ndaj Bayern Munchen, që luhet më datë 14 shkurt.

Klubi bëri të ditur se dëmtimi i pësuar në kofshën e djathtë ishte në lartësinë e bicepsit femoral ndaj futbollisti do të qëndronte jashtë për të paktën tre javë, duke humbur kësisoj duelin e rëndësishëm ndaj bavarezëve.

Ndërkohë, nën vëzhgim është edhe Sergio Ramos, i cili ka gjithashtu probleme me një dëmtim, por do t’i nënshtrohet testeve më të hollësishme për të kuptuar se sa kohë do t’i duhet të qëndrojë pushim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco