Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Juventusi kërcënohet me heqjen e 20 pikëve të tjera dhe rënien nga kategoria

Juventusi kërcënohet me heqjen e 20 pikëve të tjera dhe rënien nga kategoria

15:38, 02/02/2023

Pas një dënimi prej 15 pikësh për mashtrim financiar, Juventusit kërcënohet me heqjen e 20 pikëve të tjera, të cilat praktikisht do t'i vinin në një luftë konvulsive për mbijetesë në Serie-A.

Edicioni i sotëm i Corriere dello Sport zbulon detaje në lidhje me një hetim të ri për manovrën e pagave të kryer nga Juventusi gjatë periudhës së koronës. Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia.

Mirëpo, dyshohet se drejtuesit e Juventusit kanë rënë dakord fshehurazi me ta për pagesën e plotë, të cilën nuk do ta raportonin në federatë dhe as do ta tregojnë në raportet financiare, gjë që është bërë objekt hetimi.

Nëse konfirmohet, kërkesa e prokurorit do të jetë që klubit më të madh italian t'i hiqen të paktën 20 pikë, gjë që do t'i vinte në një situatë thuajse të pashpresë dhe do t'i gozhdonte në fund të tabelës.

Juve aktualisht ka 23 pikë, që praktikisht do të thotë se në atë rast do të mbeteshin vetëm në tre pikë të fituara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco