Kupa e Shqipërisë/ Skuadrat 'big' nuk zhgënjejnë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Kupa e Shqipërisë/ Skuadrat 'big' nuk zhgënjejnë, çerekfinalet premtojnë spektakël

15:12, 02/02/2023

Kanë përfunduar 6 nga 8 takimet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, që kanë përcaktuar edhe emrat e 6 skuadrave që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të këtij turneu.

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit dhe favoritët kanë siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Kukësi ka mposhtur 5-0 Apoloninë, duke siguruar një vend në çerekfinale në të vetmen sfidë, që kishte lënë të hapur kualifikimin.

Tirana ka mposhtur 1-0 Lushnjën falë një goli të Lushkjas në pjesën e dytë, ndërsa Partizani ka mposhtur 3-0 Korabin në stadiumin “Partizani”.

Egnatia barazon 1-1 me Skënderbeun në shtëpi, por arrin të kualifikohet në çerekfinale falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Korçë.

Laçi ka mposhtur 2-1 Tomorin, ndërsa Kastrioti dhe Dinamo kanë barazuar pa gola 0-0, por në turin tjetër kualifikohen krutanët, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Janë përcaktuar edhe sfidat çerekfinale të turneut: Laçi do të luajë kundër Egnatias, ndërsa Tirana do të sfidojë Kastriotin.

Partizani do të luajë kundër fituesit të çiftit Vllaznia-Bylis, ndërsa Kukësi do të ndeshet me fituesin e sfidës Teuta-Erzeni. 

Kupa e Shqipërisë – 1/8 e finales / Ndeshjet e kthimit

Egnatia-Skënderbeu        1-1 (1-0)

Fernando 55’ / Agbekpornu (aut) 45+2’

Kastrioti-Dinamo              0-0 (3-1)

Tirana-Lushnja                   1-0 (3-0)

Lushkja 59’

Kukësi-Apolonia                5-0 (0-0)

Peposhi 18’, Barbosa 49’, Domi 65’, 82’, Berisha 68’

Laçi-Tomori                         2-1 (3-1)

Biba 61’, Myrta 83’ / Lamce 90’

Partizani-Korabi                3-0 (3-1)

Sota 37’, Da Silva 43’, Hoti 62’

Çerekfinalet

Tirana-Kastrioti

Partizani- Fituesi i përballjes Vllaznia-Bylis

Laçi-Egnatia

Kukësi- Fituesi i përballjes Teuta-Erzeni


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco