Karriera e lojtarit legjendar të NFL, Tom Brady, është mbyllur përfundimisht

Karriera e lojtarit legjendar të NFL, Tom Brady, është mbyllur përfundimisht

14:50, 02/02/2023

Legjendar Brady doli në pension në vitin 2022, por shpejt ndryshoi mendje dhe u kthye në aksion me Tampa Bay Buccaneers, por këtë herë vendimi për t'i dhënë fund karrierës së tij në NFL është përfundimtar.

"Unë do të ndalem, po tërhiqem përgjithmonë. E di që procesi ishte një punë e madhe herën e fundit, kështu që vendosa të shtyp butonin e regjistrimit menjëherë pasi u zgjova dhe t'ju njoftoj së pari. Vërtetë, faleminderit të gjithëve, secili prej jush për mbështetjen. Për familjen time, miqtë, shokët e skuadrës, rivalët... Faleminderit që më bëtë të mundur të jetoj ëndrrën time më të madhe. Unë e dua familjen time, miqtë, trajnerët, e dua futbollin dhe të gjithë ju”, tha ai Brady.

Shumë e konsiderojnë atë qendërmbrojtësin më të mirë në historinë e NFL, dhe në 23 sezone ai fitoi Super Bowl shtatë herë. Brady e kaloi karrierën e tij me New England Patriots, ku ishte për 20 vjet, dhe pas skadimit të kontratës, ai veshi fanellën e Tampa Bay Buccaneers në vitin 2020. Brady doli në pension për herë të parë pas sezonit të kaluar, por ndryshoi mendje dhe vazhdoi të luante.

Këtë sezon, Brady u bë qendërmbrojtësi më i vjetër që nisi një lojë NFL, dhe është lojtari i parë në histori që kalon shifrën prej 85,000 jardësh në sezonin e rregullt, ose 100,000 jard në total.

Image

Në këtë sezon, ai dhe ekipi i tij arritën në play-off, por i eliminoi Cowboys, duke e mbyllur kështu sezonin e tyre. Pas kësaj, edhe Brady vendosi t'i japë fund karrierës së tij të pasur.

Megjithatë, Brady nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen, pasi nënshkroi një kontratë të pabesueshme me Fox Sports majin e kaluar. Brady do të jetë analisti kryesor i NFL-së për këtë stacion televiziv sportiv, i cili “lidhi” yllin e madh në këmbim të 375 milionë dollarëve.

Për të kuptuar “peshën” e kësaj shifre, mjafton të thuhet se ish-gardisti i Buccaneers si lojtar ka fituar rreth 350 milionë dollarë gjatë 23 viteve në ligën kryesore të futbollit amerikan.

Nuk dihet ende se kur do të “debutojë” Brady para kamerave, por nuk ka dyshim se do të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco