VIDEO/ Rashica e 'kthen' në shqiptar Icardin, sulmuesi argjentinas e feston me shqiponjë golin e përmbysjes

VIDEO/ Rashica e 'kthen' në shqiptar Icardin, sulmuesi argjentinas e feston me shqiponjë golin e përmbysjes

09:42, 02/02/2023

Galatasaray triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj Umraniyespor në ndeshjen e vlefshme për Superligën turke. Protagonist kryesorë në fitoren e skuadrës nga Stambolli ishte absolutisht, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i cili duket se ka rilindur në kampionatin turk të futbollit, teksa arriti të realizonte dopietë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, në minutat 60 dhe 83.

Image

Efekti Rashica te Galatasaray ka ndikuar edhe te sulmuesi i njohur, i cili zgjodhi të festojë me shqiponjë një prej golave të tij.

Ndërkohë me këtë dopietë, Icardi është ngjitur në kuotën e 8 golave në kampionat, duke barazuar kështu ish-sulmuesin e Kukësit, Valon Ethemi në listën e golashënuesve. Si argjentinasi ashtu dhe shqiptari kanë shënuar nga 8 gola deri në këto momente në Superligën turke.

 

 

Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Ermir Lenjani, ai e ndoqi nga stoli duelin ndaj kryesuesve të Galatasarayt.

ImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco