Menaxherja e Haaland zbuloi dy arsye pse ai zgjodhi Man Cityn në vend të Real Madrid

Menaxherja e Haaland zbuloi dy arsye pse ai zgjodhi Man Cityn në vend të Real Madrid

09:23, 02/02/2023

Rafaela Pimenta, menaxherja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Erling Haaland, zbuloi dy arsye pse klienti i saj zgjodhi Manchester Cityn në vend të Real Madridit.

Me një klauzolë relativisht të vogël blerjeje, Haaland mund të zgjidhte klubin ku do të shkonte. Krahas interesimit të Real Madridit, norvegjezi vendosi për Manchester Cityn dhe tashmë në pjesën e parë të sezonit tregoi se çfarë përforcimi i madh është për qytetarët.

Megjithatë, duke qenë se nuk ka pothuajse asnjë lojtar që do të zgjidhte një klub tjetër në vend të Real Madridit, Haaland tërhoqi vëmendjen e publikut me zgjedhjen e tij.

Menaxherja e tij Rafaela Pimento më në fund zbuloi dy arsyet pse ai zgjodhi Cityn. Këtë ajo e ka bërë të ditur në një intervistë për Diario AS.

"Ai vinte nga një familje futbolli që ju e njihni shumë mirë. Babai i tij, e dini, kishte luajtur për Manchester Cityn dhe ai është rritur me atë klub. Ju keni parë fotot e tij me fanellën e Cityt kur ishte fëmijë," tha Pimenta pastaj shpjegoj dhe një arsye tjetër:

“Pra, arsyet private sunduan dhe gjëja tjetër është se ai donte të përjetonte Premier League”, shton menaxherja.

Pimenta mori përsipër agjencinë e menaxhimit pas vdekjes së Mino Raiola dhe aktualisht është në krye të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco