Mourinho flet për humbjen me Cremonese-n dhe i dërgon një mesazh Zaniolo-s

Mourinho flet për humbjen me Cremonese-n dhe i dërgon një mesazh Zaniolo-s

09:03, 02/02/2023

Roma u mposht në “Olimpico” përballë Cremonese-s duke mbyllur në çerekfinale rrugëtimin në Kupën e Italisë.

Jose Mourinho, trajneri i Romës, pranoi se skuadra e tij zhvilloi një pjesë të parë shumë të dobët.

“Urime për Cremonese-n, e meriton. Eliminoi Napolin dhe tani Romën. Ne zhvilluam një pjesë të parë të tmerrshme, vërtet të një niveli shumë të ulët. Më pas në pjesën e dytë ishte një gabim individual. Kishim disa raste dhe mund të kishim shënuar më herët. Kam mësuar për shumë vite të mos qajmë për humbjet, por të shikojmë përpara. Këtë do të bëjmë. Formacioni? Më duhet të bëja llogari sepse kemi kalendar të ngjeshur dhe të gjithë duhet të tregojnë sa vlejnë. Nuk pendohem për asgjë. Do doja të isha subjektiv, por jo. Ne luajtëm keq dhe kaq.” – tha Mourinho.

Portugezi u pyet edhe mbi çështje Zaniolo, i cili së fundmi ka kërkuar të bëjë “paqe” me trajnerin dhe klubin, por Mourinho ishte i prerë.

“Jo. Klubi ka qenë shumë i qartë me të dhe nuk do të bëj asnjë lloj komenti për atë.”- përfundoi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco