Bayerni dhuron spektakël dhe regjistron fitoren e parë për vitin 2023, debuton Cancelo

Bayerni dhuron spektakël dhe regjistron fitoren e parë për vitin 2023, debuton Cancelo

23:33, 01/02/2023

Pas 3 barazimeve të njëpasnjëshme 1 me 1, Bayern duket se ka “rigjetur” rehatinë, teksa ka “shpartalluar” me rezultatin e thellë 0 me 4, Mainzin në shtëpinë e tyre, në ndeshjen e vlefshme për një biletë çerek-finaleje, të Kupës së Gjermanisë.

“Bavarezët” e nisën lojën në sulm, teksa arritën të shënonin plot 3 herë që në pjesën e parë. Choupo-Moting në minutën e 17’-të, Jamal Musiala në minutën e 30’-të dhe Leroy Sane në minutën e 44’-të, mjaftuan për të siguruar një vendin mes çerek-finalistëve të “DFB Pokal”.

Mirëpo, anësori kanadez Alphonso Davies mendoi ndryshe, ku në minutën e 83’-të u bë pjesë i listës së golashënuesve, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 0 me 4.

Ndërkaq, ende nuk dihet kundërshtari i Bayern në raundin tjetër, pasi do të vendoset në përfundim të të gjitha sfidave të 1/16-ve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco