Barça nuk ndalet as në fushën e Betisit, nis arratinë

Barça nuk ndalet as në fushën e Betisit, nis arratinë

23:29, 01/02/2023

Barcelona tenton arratisjen në krye të La Ligas. Skuadra “Blaugrana” regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat me rezultatin 1-2 në fushën e vështirë të Betisit dhe shkon +8 nga Reali i Madridit, që luan këtë të enjte kundër Valencias në sfidën përmbyllëse të javës së 19-të, që korrespondon me mbylljen e fazës së parë.

Në “Estadio Benito Villamarín” të Sevillas u zhvillua një sfidë e hapur dhe mjaft emocionuese me raste të shumta në të dyja portat, por në fund festuan katalanët.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me takimin që do të zhbllokohej në minutën e 65-të nga Raphinha, por meritë të veçantë në këtë gol ka Balde me asistin e tij.

Barcelona u duke se e mbylli ndeshjen në minutën e 80-të me golin e Robert Lewadowskit, në zhvillimet e një këndoreje, por Betisi ngushtoi diferencën në të 85-tën pas autogolit të Kounde, duke e bërë edhe më emocionuese lojën në minutat e fundit, por “blaugranat” e mbrojtën me fanatizëm epërsinë duke siguruar një fitore mjaft të vyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco