Mungon vetëm zyrtarizimi, mbrojtësi i Juventusit transferohet te Lazio

Mungon vetëm zyrtarizimi, mbrojtësi i Juventusit transferohet te Lazio

21:41, 31/01/2023

Mungon vetëm zyrtarizimi që Luca Pellegrini të konsiderohet lojtari më i ri i Lazios. Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje si me Juventusin ashtu edhe me Eintracht Frankfurt për këtë transferim dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Pellegrini aktualisht është në formë huazimi te Eintrachti i Frankfurtit, por këta të fundit janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet. Kështu Juventusi i cili ka në pronësi kartonin dhe Lazio kanë arritur marrëveshjen transferimin e mbrojtësit italian.

23-vjeçari do të transferohet te Lazio në formë huazimi deri në fundin e këtij sezoni. Në marrëveshje Lazio ka edhe të drejtën për të blerë përfundimisht në fund të huazimit lojtarin për 15 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco