Nedim Bajrami mund të ndërrojë Empolin me një tjetër klub të Serie A

Nedim Bajrami mund të ndërrojë Empolin me një tjetër klub të Serie A

17:27, 30/01/2023

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të vijojë karrierën në Itali.

Klubi më i interesuar për shërbimet e Bajramit është Sassuolo, me tratativën që duket se ka nisur mes këtyre të fundit dhe klubit të Empolit.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Bajramit lidhet me një transferim të mundshëm tek Sassuolo, pasi edhe në verë palët ishin shumë pranë marrëveshjes.

Vlera e kartonit të Bajramit vërtitet tek shtatë deri në tetë milionë euro, me Sassuolon që duket gati të kënaqë interesat ekonomikë të Empolit.

Këta të fundit duken se i kanë bërë planet për një të ardhme pa Bajramin, pasi kanë vendosur nën shënjestër Piccolin nga Verona.

Kujtojmë se për lojtarin e kombëtares ka shumë zëra rreth të ardhmes, teksa ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Valencias në La Liga.

Megjithatë, Sassuolo duket gati të lëvizë konkretisht dhe të rrëmbejë futbollistin kuqezi në merkaton e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco