Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Di Maria: Humbja me Monzën nuk ka justifikim, dënimi me -15 pikë na ka goditur

Di Maria: Humbja me Monzën nuk ka justifikim, dënimi me -15 pikë na ka goditur

16:30, 30/01/2023

“Është një moment i vështirë dhe ne po punojmë, por nëse me Atalantën bëmë një ndeshje shumë të mirë, ndaj Monzës bëmë një seri gabimesh të patolerueshme. Gjithsesi, ta harrojmë sa më shpejt dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”.

Ishin këto fjalët e Angel di Marias, i vetmi që pati guximin të flasë përveç trajnerit.

“Nuk e ndiej përgjegjësinë, pasi nuk kam pasur kurrë frikë që të marrë të tilla në karrierë. Unë pranova Juven për ta ndihmuar këtë skuadër që të rikthehet te fitoret, te trofetë, por për të arritur tek ato ne duhet fillimisht që të mos bëjmë më gabime të tilla si me Monzën.

E vërteta është që dënimi me -15 pikë na ka goditur të gjithëve, ndonëse ky nuk është një justifikim për të pranuar ndeshja të shëmtuara si me Monzën”, deklaroi argjentinasi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco