'Çmenden' pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez

'Çmenden' pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez

16:15, 30/01/2023

Chelsea raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benficën për Enzo Fernandez, pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më shumë radhët e skuadrës.

Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Chelsea tani është rikthyer në bisedime me ekipin portugez dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzos, raporton gazetari Fabrizio Romano.

‘Blutë’ e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.

Presidenti i Benficas, Rui Costa, nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Chelsea do të insistojë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco