Limaj nis aventurën e re në Rumani, ja cilin numër do të mbajë në fanellë

Limaj nis aventurën e re në Rumani, ja cilin numër do të mbajë në fanellë

15:54, 30/01/2023

Mesfushori kosovar Vesel Limaj ka nisur një aventurë të re në Rumani, me skuadrën e Hermannstadt. Limaj është prezantuar ditën e sotme ndërsa cilësohet si një goditje e madhe për ekipin.

Në këtë sezon, skuadra ku do të luajë kosovari pozicionohet në vendin e 11-të me 24 pikë ndërsa synon që të ngjitet në grupin e ekipeve që luftojnë për kampionatin dhe për të shmangur luftën e mbijetesës.

Rikujtojmë që me fanellën e Tiranës, Vesel Limaj fitoi titullin duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës bardheblu, ndërsa në këtë pjesë të parë të sezonit, fantazisti luajti 14 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco