Spektakël në Laç! Vendasit përmbysin Teutën dhe shënjestrojnë Europën

Spektakël në Laç! Vendasit përmbysin Teutën dhe shënjestrojnë Europën

14:55, 30/01/2023

Një ndeshje spektakolare u  zhvillua në Laç, mes skuadrës vendase dhe Teutës. Kurbinasit fituan me përmbysje 4-3 dhe ngjiten në kuotën e 26 pikëve në tabelën e klasifikimit, duke iu afruar zonës që të çon në Kupat e Europës. 

Ndeshja nisi shumë mirë për Teutën, që kaloi në avantazh të dyfishtë falë golave të Lorenco Vilës (12’) dhe Sherif Kallakut me penallti (16’). Djemtë e Gentian Mezanit reaguan dhe rikthyen baraspeshën brenda dy minutave.

Adeleke Akinyemi shkurtoi diferencën pas asistit të Michel Babatundes në minutën e 22’, ndërkohë që ky i fundit barazoi rezultatin dy minuta më vonë me një goditje të bukur, duke gjetur golin e parë në Superiore me Laçin.

Traversa i mohoi golin Isi Manellarit (50’), por goli i tretë për Laçin nuk vonoi. Serxho Ujka kompletoi përmbysjen e vendasve në minutën e 68’, ndërkohë që Adeleke Akinyemi realizoi golin e dytë personal katër minuta më vonë.

Ildi Gruda shkurtoi rezultatin në minutën e fundit, por vetëm kaq. Në fund pati festë kurbinase, me bardhezinjtë që janë ngjitur në kuotën e 26 pikëve. Ndërkohë, Teuta regjistroi disfatën e parë për vitin 2023 dhe mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco