Napolin s’e ndal askush, kalon edhe Romën dhe shkëputet në krye të Serie A

Napolin s’e ndal askush, kalon edhe Romën dhe shkëputet në krye të Serie A

22:48, 29/01/2023

Napoli ka mposhtur Romën me rezultatin 2-1, në supersfidën e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A italiane.

Një triumf me aromë titulli ky i skuadrës së Spaletit që e sheh veten +13 pikë nga Interi i vendit të dytë.

Golat e Osimhen dhe Simeones, i siguruan 3 pikët e arta napolitanëve, ndërkohë që për Romën, baraspeshën e përkohshme e vendosi El Sharaui.

Pavarësisht përpjekjeve dhe sulmeve të rrezikshme, skuadra e Murinjos, nuk arriti të dilte me pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

Pas kësaj ndeshjeje, napolitanët hedhin një tjetër hap drejt titullit kampion, duke u ngjitur në kuotën e 53 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Roma mbetet e gjashta me 37 pikgjashta me 37 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco