Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

10 gola te Marseja, tifozët e Interit 'qajnë' largimin e Sanchez

10 gola te Marseja, tifozët e Interit 'qajnë' largimin e Sanchez

10:52, 29/01/2023

Në Marsejën e trajnerit Igor Tudor po spikat një emër mbi të tjerët: Alexis Sanchez, golashënuesi më i mirë sezonal i bardhekaltërve. Kiliani ishte vendimtar edhe në përplasjen e drejtpërdrejtë në Velodrome ndaj Monacos, e mbyllur pa fitues (1-1), duke e mbajtur rivalin direkt për zonën Champions -5 pikë.

Sanchez iu përgjigj me gol sapo nisi pjesa e dytë avantazhit të miqve fale autogolit të shpejtë të Veretout. Për “Niño Maravilla” ishte goli i shtatë në kampionat dhe i dhjeti sezonal. Kiliani nuk kishte arritur shifra dyfishe sa u përket golave të shënuar që nga viti 2017/2018, kur realizoi 11 gola mes Arsenalit dhe Manchester United.

Objektiv ky i paarritur as gjatë tri sezoneve tek Interi (nuk shkoi përtej nëntë golave ​​vitin e kaluar), para se të vinte divorci. Ndoshta tifozët zikaltër tani po ndiejnë pak keqardhje për largimin e kilianit, duke parë se Lukaku dhe Correa kanë qenë të të kufizuar nga problemet fizike, duke ndikuar te rezultatet e skuadrës së Simone Inzaghit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco